29. Shtator 2016.
Filluan punimet në pastrimin dhe zgjerimin e Kanalit të Braticës

Pas përgatitjeve të duhura filloi pastrami I Kanalit  të Braticës.Në fakt kemi të bëjmë me një  bashkëfinancim  në mes të Komunës së Ulqinit dhe Komunës  Kajl të Luksenburgut. Punimet  në teren është duke i zhvilluar Np,,Veprimtaritë Komunale,, sipas  elaboratit të hartuar nga Agjencioni për ndertim dhe zhvillim  dhe ata kapin shifrën 20 mijë euro.

Lajmi për fillimin e punimeve  ka qenë  sihariq  për banorët që jetojnë në afërsi  të kanalit i cili për shkak të lidhjeve  të egra  jo rrallë bëhet shkak  i permbytjeve dhe  dëmeve të mëdha. Andaj Agjencioni  për ndertim dhe zhvillim është në  hartimin e projekteve konkrete që  lidhjet e egra të instalohen ne kolektor dhe njëherë e përgjithmonë  kjo ceshtje të marrë udhën e zgjidhjes.

Pritet që punimet të përfundojnë para shive të vjeshtes, dhe ndermarrja që po zhvillon punimet  premton që  cdo  gjë do të përfundojnë në afatin e paraparë.