Kështu u ra dakord në takimin që që u zhvillua sot në kabinetin e Kryetarit Cungu ku morën pjesë udhëheqësit e kësaj ndërmarrjeje, kryesuar nga Drejtori Predrag Jelushiq. Pas analizës që iu bë programit të përbashkët dhe aktiviteteve për vitin 2017, palët u dakorduan që NP,,Të mirat detare,, të përfundojë deri në fund të këtij viti kalendarik pesë projektet e mbetuara. Për ta janë mjetet e siguruara dhe realizimi mund të fillojë menjeherë. Po ashtu pjesëmarësit e takimit u ndalën në projektet që duhet të realizohen në vitin eardheshem. Shetitorja nga hoteli Albatros deri në Kepin e Gjeranave, ku do të ketë vend edhe për biciklista, thellimi i Lumit Buna, Kacemes, instalimi i një vinci që do të jetë në dispozicion të peshkatarëve dhe rekuizitave të tyre ,vendosja e pllakave në Mole, dhe investime të tjera pritet të realizohen gjate vitit të ardheshëm. Në takim janë prekur dhe investime madhore sic është ndertimi i një salle sportive në Plazhin e madh, Projekti për lidhjen e kanalit port Milena me Lumin Buna,dhe projekti për hotelin Jadran. Këta mund të kandidohen dhe të hyjnë në projektet kapitale të Qeverisë. U la që takimi i rrallës ku do të konkretizohen ceshtjet të mbahet në muajin nëntor. Ishte konstatim i palëve që raportet dhe marëdhënijet ndërmjet komunës dhe NP ,,Të mirat detare,, janë në nivel të duhur.
27. Shtator 2016.