27. Shtator 2016.
Kryetari Cungu pret investitorët e projektit per kompleksin turistik në Plazhin e madh

Një grup investitorësh nga Franca të shoqëruar nga Princ Nikolla Petroviq, janë pritur nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij. Ata kanë treguar interesimin për të investuar në fushën e turizmit me impakte të mëdha ekonomike dhe në punësim. Zyrtarët komunal i kanë shoqëruar investitorët në Plazhin e madh, me ç rast u prezantua një hapsirë me sipërfaqe 100 mijë m katrorë, e paraparë me plan  për këtë fushë. Investitorët kanë mbetur tejet të kënaqur  me ambientin e vizituar  dhe kanë insistuar  ne përshpejtimin e  procedurës. Në shoqërinë e investitorëve ishin  dhe përfaqësuesit e NP ,,Të mirat detare". Përfundimisht, u dakordua që Komuna të ndërmjetësojë që Ministria e turizmit të hapë konkursin ideorë rreth këtij projekti gjigand ku do të merreshin në konsidetatë dhe propozimet e investitorëve. Kryetari Cungu i falenderoi investitorët  dhe u siguroi  mbështetjen e Komunës në këtë proces.