19. Shtator 2016.
20160919_osce

20160919_osce

Kryetari Cungu priti përfaqësuesit e Misionit OSCE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, Vida Koren Holm dhe Juergen Binder. Mysafirët informuan kryetarin Cungu për mandatin e Misionit për përcjelljen e fushatës dhe proces zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, për të cilin ky Mision ka angazhuar 12 vëzhgues ndërkombëtar afatgjatë si dhe rreth 100 vëzhgues afatshkurtër.

Krytari Cungu tha se shpreson që procesi zhgjedhor do të rrjedhë në një atmosferë të qetë dhe tolerante, për ç’gjë duhemi të gjithë të angazhohemi. Ai shtoi se prezenca e Misionit të OSCE/ODIHR është garantë i implementimit të standarteve më të larta në procesin zgjedhor.