Dje përfundoi Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës në Ulqin. Në këtë festival janë shfaqur talentet të shquar të muzikantëve Ballkanas si dhe të artistëve të njohur ndërkombëtarisht nga e gjithë bota. Në edicionin e këtij viti në festival janë paraqitur artist nga Mali Zi si, sopranon Gjylie Pelingu dhe pianisten Iliriana Gjoni, gjithashtu pianisten nga Serbia Natasha Mitroviq si dhe grupin muzikor nga Nju Jorku “Poetika Muzika” ,duke përfshire, Oren Fader në gitar, Barry Crawford në flaut dhe sopranon Eleanor Valkenburg. Ato kanë interpretuar vepra muzikore nga Debusi, Çajkovski, Bogdanoviq, Shopen, Mendelson dhe Gershvin gjithashtu këngë dhe pjesë në piano nga kompozitor shqipëtarë Tonin Harapi dhe Zef Çobaj.
Festivali është i mbështetur nga Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork, bashk- organizatorët Hoteli Palata Venezia dhe Hoteli Mediteran në bashkëpunim me Shkollën e Muzikes në Ulqin dhe Komunën e Ulqinit.