Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu u takua me përfaqesuesit e Shoqatës për kthimin e ullishtës ne Valdanos, të cilët shprehën interesim për tu njoftuar përsëafrmi me Planin Hapsinor Urbanistik i cili tashmë është në fazën përfundimtare dhe me vizitën e Kryeministrit Gjukanoviq që i bëri Ulqinit.
Kryetari Cungu edhe në këtë takim përsëriti qëndrimet konformë vendimeve të Kuvendit që ullishta duhet ruajtur, dhe duhet ti kthehet ish pronarëve. Pas diskutimeve në takim u sollen disa konkluza. U la që të mbahet një takim ndermjet perfaqësuesve të Komunës ish pronarëve Ministrise së financave, Ministrise së bujqësisë, Drejtorisë për patundshmëri, për tu marrë vesht për masat konformë kërkesave të ish pronarëve për kthimin e ullishtës në Valdanos.
Poashtu njëzëri u ra dakord që Ullishta në Valdanos të shpallet zonë e mbrojtuar, konformë ligjit, respektivisht që në të të ndalohet cdo lloj ndërtimi.
Ish pronarët edhe në këtë takim përsëritën që janë dakord që për kthimin e ullishtës të kryhet kthim i drejtë i kompensimit, që ish pronarët i kanë pranuar në bazë të ekspoprijimit, në harmoni me ligjin e eksproprijimit.
Ish pronarët pajtohen që me Planin Hapsinorë Urbanistik, hapsira për valorizim turistik të kufizohet në hapsirën në të cilën nuk ka ullishtë
Këto konkluza i nenshkroi kryetari Cungu, kryetari i Shoqates për kthim Luka -Batko Gjakonoviq dhe Kryetari i kuvendit të shoqates Latif - Avdo Gorana.
Përfaqësuesit e Shoqates paralajmeruan që më datën 15 shtator ne sallën e Kuvendit të Ulqinit do të mbajnë takim me të gjithë ish pronarët.
Këto konkluza do ti dërgohen edhe Ministrisë për planifikim hapsinorë dhe përpunuesit të Planit hapsinorë të Ulqinit, që të inkuadrohen në verzionin e fundit të Planit i cili pritet të miratohet së shpejti.
Konkluzat nga takimi me përfaqesuesit e Shoqatës për kthimin e ullishtës në ValdanosMadhësia: 0.3MB | Adobe PDF