09. Shtator 2016.
Sonte në hotelin Mediteran do të hapet Festivali i Parë ndërkombëtarë muzikor. Për tri ditë rresht në ambientet e hotelit dhe në Pallatin Venecia në Kala pianistë dhe interpretë të afirmuar dhe të dëshmuar në shumë festivale dhe skena ndërkombëtare do të interpretojnë pjesë të kompozitorëve të njohur botërorë dhe vendas. Ky aktivitet organizohet me mbështetje financiare të Albanian-American Cultural Foundation, Ambasadës Amerikane në Podgoricë dhe Komunës së Ulqinit. Të pranishëm do të jenë kryetari i komunës Nazif Cungu dhe Ambasadorja e SHBA -së në Podgoricë Margaret Ann Uyehara.