Kryetari i komunës Nazif Cungu dhe nënkryetari Arian Murati pritën në një takim udhëheqësit e klubeve sportive të qytetit tonë, M. Kollarin të klubit hendbollistik të femrave dhe meshkujve ,,Ulqini,,dhe H.Caushi të klubit basketbollistik,,Jadran,,Këta klube tubojnë një numër të madh të të rinjve të qytetit tonë.Kryetari Cungu fillimisht i përgëzoi klubet për sukseset e arritura , duke theksuar që komuna brenda mundësive do të përmbajë sejcilin aktivitet të tyrin. Nga ata tjeter trajnerët duke falenderuar për pritje shprehën shqetësimin se ekipeve nuk ju lejohen stërvitjet e mëtutjeshme në palestrën e shkollës Mareshali Tito,, Në fakt kjo gjë ju është e njohur strukturave udhëheqëse komunale të cilat menjëherë pas njoftimit kanë reaguar , duke kërkuar nga Ministri Boshkoviq , që ti japë rrugë zgjidhjeje kësaj cështjeje. Sot Kryetari Cungu përsëri ra në kontakt me përfaqësues të Ministrisë së arësimit të cilët dhanë pëlqimin që fëmijët tanë -sportistë të vazhdojnë stërvitjet e tyre në palestrën e shkollës ,,Mareshali Tito,,