Kryetari i komunës Nazif Cungu priti në takim përfaqësuesit e kompanisë MBMNON nga Jordani, zotërinjtë Moufaq Tadmnen dhe Ali Bathboolti.
Ata thanë se janë të interesuar që të investojnë në bujqësi dhe sipas analizave të tyre qyteti ynë ka kushtet klimaterike më të përshtatshme si dhe cilësinë e tokës.Në qëndër të biznesit të tyre është mbjellja e duhanit dhe jonxhës ,prodhime këto që më vonë do të eksportoheshin në tregun e Lindjes së afërme.
Kryetari Cungu përshëndeti iniciativën e mysafirëve dhe u shpreh i gatshëm që tu dalë në ndihmë. Ai sëbashku me ta vizituan disa lokacione që mund të jenë tërheqëse për këtë lloj biznesi.
Krahas kësaj investitorët nga Jordani janë të interesuar edhe për grumbullimin dhe eksportin e mandarinave dhe pemëve te tjera.