05. Shtator 2016.
Në hotelin Albatros kryetari Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij organizuan një pritje koktejl për zjarrfikësat dhe të gjithë ata që dhanë ndihmesën e tyre në shuarjen e zjarreve të fundgushtit.Kryetari në fjalën e tij tha se ky shërbim me veprimet e fundit tregoi profesionalizëm dhe se është i gatshëm të ballafaqohet me vështirësi të mëdha natyrore. Ai dhe me këtë rast përsëriti përkrahjen që i jep këtij shëbimi. Ai i njoftoi të pranishmit se nga Ministria e Financave është dhënë pëlqimi për mbushjen e vendeve të zbrazta dhe se zjarrfikësave të ardhurat mund ti rriten në masën 30 % .
Në fund ai nenvizoi se perhere do ti qaset me seriozitet kërkesave te këtij shërbimi të rëndësishëm.