Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu priti Ndue Kalaj, Kryetarin e Sindikatave të Shërbimit civil të Kosovës që shoqërohej nga Z. Shefki Keko Lamoja , kryetar i Sindikatave të Ulqinit dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim u tha se këto ditë në qytetin tonë po qëndron një delegacion 11 anëtarësh nga sindikata e Administratës publike të Kosovës të cilët dëshirojnë të zhvillojnë një sërë takimesh me kolegët e tyre.
Mysafirët u interesuan për funksionimin e sindikatit dhe të arriturat e tij.
Nga ana tjetër kryetari Cungu insistoi që Sindikati i Kosovës të vë komunikim me instancat më të larta të Kosovës dhe ti japin zgjidhje kërkesave të qytetarëve tanë që vite të tëra kanë punuar në Kosovë.
Kryetari Cungu po ashtu njoftoi përfaqësuesit e sindikatit me bisedat dhe kontaktet që ai ka pasur rreth ndërtimit të apartamenteve që Sindikati i Malit të Zi parasheh të ndërtojë në Ulqin për cgjë tha Cungu kemi kërkuar që të na dërgojnë variantet që do ti marrim në shqyrtim.