Kryetari i komunës Nazif Cungu priti në takim koordinatoren e programit per projekte bilaterale zhvillimore e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë Nela Joviq. Biseda u fokusua në Projektin ,,Zhvillimi i qëndrueshëm i ekosistemit detar dhe bregdetar nëpërmjet mbrojtjes së faunës,, që realizohet në territorin e komunës tonë me mbështetjen e ambasadës së Norvegjisë gjegjesisht fodnin e ambasades se Norvegjise ne Beograd i cili eshte i hapur edhe per projektet nga Mali i Zi. .Edhe në këtë takim u tha që rritja e vetedijës të masave për të ndërprerë dukuritë negative të peshkimit është i një rëndësie të vecantë, sepse në të kundërtën kërcënohet ripërtrirja e peshkut dhe zhdukja e disa llojeve të rralla. Kryetari Cungu insiston në implementimin e pervojave evropiane në këtë fushë. Nga organet shteterore ,do të kërkojmë shtimin e numrit të inspektorëve në terren, ndërkohe që shpreson që me riorganizimin e Ndërmarrjeve publike që merren me këtë veprimtari , situata ne terren do të përnmirësohet më shumë. Ai njoftoi përfaqësuesen e Ambasadës së Norvegjisë se Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte edhe metej do të jetë e fokusuar në projekte të këtij lloji.Udhëheqësja e Programit -Nela Joviq do të jetë në terren si dhe do të viyitojë zyrën për projekte.
01. Shtator 2016.