Me mbështetjen e komunës së Ulqinit, sponsorit të artë M-tel dhe Tv Teuta sponsor mediatik,u organizua donacioni i radhës për futbollistët e të gjithë stafin teknik e përgatitor të skuadrës së futbollit të Ulqinit Otrant Olimpik,në vazhdën e premtimit për mbështetjen maksiale që këto aktor do të tregojn kundrejt tyre. Mes të tjerash, kryetari Cungu tha se klubi është produkt i punës së palodhshme dhe tani është e nevojshme që të vazhdohet në këtë mënyrë. Të gjithë futbollistët dhe stafi u pajisen me nga një telefon ,shenjë motivacioni dhe falenderimi për rezultatet e tyre që po paraqesin nga ndeshja në ndeshje. Në këtë donacion të pranishëm ishin,kryetari i komunes Nazif Cungu,pronari i Televizionit Teuta si dhe partner i kompanise M-Tel Nexhat Lajka.
31. Gusht 2016.