Në kuadër të projektit “PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT TË DROGAVE DHE DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, të cilin e organizon Organizata e shoqërisë civile Horizonti I Ri e që mbështetë Ambasada e SHBA ,u organizua një Work shop që tuboi një numër të madh të të rinjve te shkollave, dhe institucioneve të ndryshme të qytetit tone. Në takim ishte I pranishëm dhe Kryetari I Komunës.Z. Nazif Cungu I cili duke përshëndetur të pranishmit, tha se komuna e Ulqinit do të mbeshtesë përherë projekte te këtij lloji , pasi fenomeni I narkomanise po behet gjithnje e me shqetesues. .
Projekti,, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së të rinjve në lidhje me efektet e dëmshme të abuzimit me drogën si dhe fuqizimin e kapaciteteve lokale për parandalimin e sëmundjeve të varësisë, në komunën e Ulqinit.Objektivat specifike të këtij projekti janë: krijimi i partneritetit me institucionet relevante dhe veprimi i përbashkët në luftën kundër abuzimit të drogës në komunitetin lokal; mbështetje për Administratën Vendore në aktivizimin e Zyrës për Parandalimin e Narkomanisë, hartimi i Planit Lokal për luftën kundër narkomanisë.