18. Gusht 2016.
Nënkryetari I qeverise se malit të Zi –viziton Ulqinin. Temë bosht cështja e kthimit të ullishtës së Valdanosit

Në Ulqin  qëndroi për vizitë zyrtare nënkryetari I Qeverisë së Malit të Zi  z.Millorad Vujoviq. Ai u prit nga kryetari I komunës Z.Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij . Edhepse   kjo  vizitë  u realizua me ftesë  të Këshillit  të restitucionit të drejtë  me qëllim të  informimit të hollësishëm  rreth  problemeve  per kthimin e pasurisë  ish pronarëve në Valdanos  në takim u  prekën dhe ceshtje te tjera me interest ë vecantë për komunën e Ulqinit.
Nënkryetari Vujoviq, vlerësoi takimin , respektivisht koalicionin e gjerë  në Ulqinin  I cili sipas tij mund  të shërbejë  si model  edhe në qytete e tjerë në Mal të Zi .
Vujoviq  mendon se  cështjes së  kthimit të ullishtës  në Valdanos mundem ti rikthehemi edhe njeherë dhe të gjithë subjektet dhe sektori civil  të  japin ndihmesën e tyre me qellim që  Ligji për  restitucion të gjindet persëri në Kuvendin e Malit  të Zi dhe të ofrojë një zgjidhje  ne interest  të të gjitha  palëve. Nga ana tjeter kryetari Cungu, tha se ne takim  eshte  bere  fjale edhe per Planin hapsinorë  që po pergatitet nga ana e Ministrise  së zhvillimit të qendrueshem  dhe  ketu ai ishte  preciz, duke nenvizuar qe ai duhet të jete I gatshëm sa më pare, në  të  kundërtën   mund të vij deri tek ndërprerja e kontratës për  mospërmbushje të detyrimeve. Persa I  përket Valdanosit  kryetari Cungu  edhe njehere  riperseriti qendrimin e tij respektivisht konkluzave te qarta të Kuvendit të Ulqinit, që  ullishta duhet ti rikthehet ish pronarëve, të  shëndrrohet ne nje park  natyrorë dhe cdo gje  te jete e valorizuar dhe e kontrolluar persa I perket  investimeve. 
Nënkryetari I Qeverise nen shoqerine e zyrtarëve komunal vizituan Valdanosin.