19. Gusht 2016.

Komuna e Ulqinit  këtë vit do të  financojë kompletet e librave  për nxënësit e klasave të para , Janë bërë përgatitejt e duhura dhe të hënën do të mbahet  takimi me katër Drejtorat e shkollave të qytetit  ku do të caktohen dhe  obligimet për sejcilin subjekt . Sipas asaj që shkollat  kanë ofruar , komuna do të sigurojë 246 komplete per nxenesit e klases se pare  me mesim ne gjuhen shqipe dhe ne gjuhen zyrtare.
Ndarja e kompleteve do të bëhet  ditën e parë të shkollës. 
Ky akcion është një ndihmë modeste nga ana e Komunës , për të gjithë prindërit që këtë vit  përcjellin femijët e tyre  për të parën herë në bankat e shkollës.