19. Gusht 2016.

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në pamundësi që të marë pjesë në pritjen që ka organizuar MKRS e Kosovës  ka uruar xhudisten Majlinda kelmendi, fituesen  e Medaljes së artë në Lojrat Olimpike Rio 2016. Ne telegram urimin e Kryetarit Cungu  thuhet

Në emër të  qytetarëve  të Ulqinit në emër të shqiptarëve  në malin e Zi  dhe në emrin tim personal  të uroj nga zemra  për sukseset  e arritura  në Lojrat Olimpike  në Rio 2016.

Ne ,thuhet me tej  në telegramurim  vlerësojmë  lartë  punën dhe  kontributin tuaj  të madh. Me këtë  ju  keni dëshmuar  cilësitë e Juaja si sportiste  dhe keni  shkruar një kapitull dhe faqe të  re suksesi  në historinë e  sportit  të Kosovës  dhe të  shqiptarëve kudo që janë .Kjo na mbush  të gjithëve me krenari. Cungu, njëherit e ka ftuar sportisten Majlinda Kelmendi që disa ditë  të jetë mysafire në qytetin tonë.