Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, kryetari i kuvendit dhe nënkryetarët pritën delegacionin e Komunës së Decanit të kryesuar nga kryetari i saj z. Rasim Selmanaj. Në një takim të hapur dhe vëllazërorë u prekën një sërë cështjesh dhe fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve. Qyteti ynë është i binjakëzuar me qytetin e Decanit dhe marëveshtja e bashkëpunimit po jetësohet në fusha të ndryshme. Bashkëbiseduesit thanë se ende ka vend që kjo marëveshtje të avancohet , vecmas në sferën e ekonomisë, kulturës dhe sportit. Bashkëbiseduesit po ashtu u pajtuan qe rruga e cila po ndërtohet në itenerarin Decan Plavë Shkodër do të hapë shtigje të reja bashkëpunimi ndërmjet vendeve fqinje dhe do të forcojë edhe mëtej marëdhënijet e Malit të Zi, SHqipërisë dhe Kosovës.
12. Gusht 2016.