09. Gusht 2016.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti sot pronarët e klubit të futbollit UNION05 Kayl – Tanage nga Luksemburgu

Krytari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti sot pronarët e klubit futbollistik UNION05 Kayl - Tanage nga Luksemburgu, Mit Liçina dhe Kero Shkrijel.

Në takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet klubit të lartpërmendur dhe klubit Otrant Olympic të qytetit tonë.

U la që në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, klubi nga Luksemburgu të qëndrojnë për trajnim disa ditësh në Ulqin, ndërkohë që pritet eë edhe futbollistët e klubit Otrant-Olympic të kenë vizitën kthyese.

Përndryshe bashkëpunimi në fushën e sportit është njëra ndër pikët e marrëveshjes që Komuna jonë ka me Komunën e Kajlit nga Luksemburgu.