Komuna e Ulqinit organizon më 10 gusht 2016, ora 20, në BeachBar Bellevue në Plazhin e madh,Mbrëmje Donatore për KF Otrant -Olimpik. Pas sukseseve të njëpasnjëshme të klubit gjatë sezonit garues 2016-2017 klubi i qytetit tonë është renditur në Ligën e Dytë. Për vazhdimin me sukses të aktiviteteve klubit i nevoiten mjete të konsiderueshme që mendojmë se mund ti sigurojmë krahas komunës edhe nga admiruesit e futbollit, parasëgjithash nga afaristë dhe sipërmarrës të qytetit tonë.
Duke ndihmuar klubin futbollistik Otrant-Olimpik me një traditë të gjatë ne ndihmojmë fëmijët , të rinjtë dhe talentët e qytetit. Jemi të bindur që thirjes do ti përgjigjen të gjithë të ftuarit e ku në një mbrëmje të vecantë ku do të flasin Kryetari i Komunës Z.Nazif Cungu, udhëheqesi sportiv Skender Rexha, përfaqesues të Federatës së Futbollit të Malit të Zi , ku do të evokohen kujtime nga veteranët e ku nuk do të mungojnë dhe tingujt muzikorë mendojmë se lehtë do të sigurojmë bartësit e paketave të sponsorimit .