Ky Panair, që promovon bizneset vendore ,turizmin dhe produktet tradicionale jo vetëm të Decanit por edhe më gjërë zhvillohet në kuadër të ditëve të Diasporës me moton “Ti je pjesë e Atdheut”. Në ceremoninë e hapjes Kryetari Cungu tha se “Panairi është një ngjarje që përvecse bashkon vlerat tradicionale mundëson shkëmbimin e përvojave ,ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë sonë të pasur. Ai në vazhdim foli për diasporën që është dhe mbetet faktor I rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”. Theks të vecantë I kushtoi sektorit privat që sipas tij është sektor I rëndësisë së vecantë për zhvillimin ekonomik të vendit. Kryetari Cungu I shoqëruar nga Kryetari I Kuvendit Loro Nrekiqi dhe Drejtori I OT Fuad Haxhibeti, më pas paten një sërë takimesh me zyrtarë të Decanit, Kryetarin Rasim Selmanaj, dhe me Ministrin e Diasporës Valon Murati ku bashkëpunimi reciprok e me interes të përbashkët ishte në qendër të vemendjes. Bashkëbiseduesit u pajtuan se takime te këtij lloji I ndihmojnë bashkëpunimit rajonal dhe janë faktor shtytese për rritjen ekonomike. Të shtojmë që Komuna e Ulqinit dhe ajo e Decanit janë binjakëzuar vitin e shkuar dhe kanë të nënshkruar nje memorandum bashkëpunimi I cili parasheh bashkëpunim ne fusha të ndryshme.
25. Korrik 2016.