Ky Panair, që promovon  bizneset  vendore ,turizmin  dhe produktet  tradicionale jo vetëm të Decanit por edhe më gjërë  zhvillohet  në kuadër të ditëve të Diasporës me moton “Ti je pjesë  e Atdheut”. Në ceremoninë e hapjes Kryetari Cungu tha se “Panairi është një ngjarje  që përvecse bashkon  vlerat  tradicionale  mundëson  shkëmbimin  e përvojave ,ruajtjen dhe  kultivimin  e trashëgimisë  sonë të pasur. Ai në vazhdim foli  për diasporën që është dhe mbetet  faktor I rëndësishëm për  zhvillimin ekonomik”. Theks të vecantë  I kushtoi sektorit  privat që sipas tij është sektor I rëndësisë së vecantë për zhvillimin ekonomik të vendit. Kryetari Cungu I shoqëruar nga Kryetari I Kuvendit Loro Nrekiqi dhe Drejtori I OT Fuad Haxhibeti, më pas paten një sërë takimesh  me zyrtarë të Decanit, Kryetarin Rasim Selmanaj,  dhe me Ministrin e Diasporës Valon Murati ku  bashkëpunimi  reciprok e me interes të përbashkët ishte në qendër të vemendjes. Bashkëbiseduesit u pajtuan se takime te këtij lloji  I ndihmojnë  bashkëpunimit  rajonal dhe janë faktor  shtytese  për rritjen ekonomike. Të shtojmë  që Komuna e Ulqinit dhe ajo  e Decanit janë  binjakëzuar  vitin e shkuar dhe kanë  të nënshkruar nje memorandum bashkëpunimi  I  cili parasheh  bashkëpunim ne fusha të ndryshme.