12. Korrik 2016.
Kryetari Cungu premton përkrahje financiare për KF Otrant –Olimpik

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij  u takuan  me udhëheqës të KF Otrant -Olimpik të qytetit tonë.

Kryetari Cungu tha se Ulqini ka nevojë për Klubin Futbollistik Otrant -Olimpik ,por dhe  klubi ka nevojë për ne , ka nevojë  për ndihmë financiare dhe ne këtë do ta bëjmë , sepse  është obligim  te ndihmojmë  të rinjve tanë që merren me sport nënvizoi kryetari i Ulqinit. Punëtori sportiv Skender Rexha e njoftoi kryetarin  për rezultatet dhe të arrirrat e klubit,  që tani është pjesë e Ligës se dyte por dhe  për synimet që ka  KF Otrant -Olimpik   i cili nga viti në vit tubon një numër të madh të rinjsh dhe talentesh në futboll.

U la që në ditet në vijim  në llogarinë e KF Otrant -Olimpik të paguhen   10 mijë  euro, ata do të vihen në funksion të  ndreqjes së terreneve dhe për nevoja të klubit.   Të bindur që kjo shumë nuk do të përmbyllë të gjitha shpenzimet bashkëbiseduesit thanë se ndihma nuk do të mungojë dhe në të ardhmen me synim ndertimi te kompleksit sportiv i cili do te jete ne sherbim te klubit.

Kryetari i Cungu insiston që të organizohet takimi i rradhës me te gjithë  subjektet që kanë mundësi të  ndihmojnë klubin.