04. Korrik 2016.
Pric Nikolla vizitoi komunen Ulqinin

Ai se bashku me perfaqesuesit e fondacionit “Petrovic” dhe arkitektin e mirenjohur Benzhamen Muton kryetarin e ICOM-it* të Francës u pritën nga  Kryetari I Komunës së Ulqinit dhe bashkëpunëtorët e tij. Takim I dytë radhazi pasi që ne takimin e parë u nis iniciativa per realizimin e studimit per trashëgiminë kulturore dhe sugjerimet për restaurimin dhe rregullimin e Kalasë së Ulqinit. Gjatë takimit konstruktiv u bë fjalë për  aktivitetet që duhet bërë  kur është fjala për  rikonstriumin e objekteve të vjetra në Kala. Këtë rradhë u fol për masa konkrete  të propozuara nga ana e të njohur  Francez. Nga ana tjeter  kryetari Cungu, duke I shprehur mirënjohje për angazhim Princit dhe ekipit të anagazhuar nga ai tha se  këto sugjerime  janë të mirëseardhura dhe do të zbatohen  edhe  për këtë do të kërkohet dhe ndihma e  subjekteve relevante  republikane e europiane. Përmbushja e këtyre  propozimeve do të ishte dhe një kontribut shtesë per idenë e hedhur lidhur me rradhitjen e kalasë, ndonjë pjesë të saj për rradhitjen në mbrojtje të UNESKOS.

*ICOM - (International Council of Museums) Këshilli ndërkombëtar I muzeve, është organ konsultativ për pranimin e anëtarëve të rinj në UNESCO.