04. Korrik 2016.

Kryetari I Komunës së Ulqinit Nazif Cungu i ka dërguar telegram urimi Ambasadores së SHBA-së në Podgoricë, Shkëlqesisë së saj  Z.Margaret Uyehara, me rastin e katër korrikut Dites së Pavarësisë së SHBA-së

Në telegram ndër të tjera thuhet .

E nderuara Shkëlqesi  më lejoni që në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe në emrin tim personal  tju dërgoj urimet më të sinqerta  me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Kjo është një ngjarje  me ndjenjë të vecantë  sepse  shënon  lindjen e modelit  shtetërorë të bazuar  në vlerat  universale  të lirisë , demokracisë  dhe prosperitetit .

Urime Ju, peersonelit  të Ambasadës dhe mbarë popullit amerikan.

Sinqerisht i Juaji

Nazif Cungu , Kryetar i komunës së Ulqinit