Kryetari i komunës Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiqi dhe nënkryetarët mbajtën një konferencë me gazetarë ku folën për punët dhe aktivitetet që janë bërë gjatë kësaj periudhe dhe ata që priten të realizohen në të ardhmen.
Kryetari Cungu,vëmëndje në fjalën e tij i kushtoi konsolidimit të finansave që ka qenë dhe synimi primarë i ekzekutivit .Në materialin e ofruar për gazetarë mund të shihen qartë të gjitha obligimet që janë shlyer , dhe punët ku ka qënë i fokusuar ekzekutivi dhe legjislativi i komunës së Ulqinit. Edhepse ishte konstatim që janë arritur rezultate të lakmueshme, numri një i Ulqinit tha se ende nuk ka vend për optimizëm por, duhet që të angazhohemi të gjithë dhe të japim kontributin tonë. Edhe në këtë takim ai shprehu optimizëm duke paralajmëruar një sërë aktivitetesh për vjeshtë, por dhe për investime që mund të priten në fushën e turizmit.Kryetari Cungu, lavdëroi punën e Kuvendit dhe miratimin evendimeve nga ana e tij. Ndërkaq, Loro Ndrekiqi , meriten e te arriturave ia mveshi koalicionit aktual dhe nenvizoi se kështu do të vazhdohet edhe në të ardhmen.