16. Qershor 2016.
Komuna dhe inspeksioni veterinar – aktivitete për mirëqenien e qytetarëve

Sot u mbajt një takim  pune ndërmjet kryetarit të komunës Z.Nazif Cungu  dhe përfaqësuesve të  inspeksioneve veterinarere ,përfaqësuesve të  policisë komunale dhe menaxherit  të komunës së Ulqinit.

Pas  diskutimeve  u  ra dakort që të veprohet  në mënyrë të organizuar përsa i përket mënjanimit të kafshëve  endacake.Lidhur me këtë është siguruar  hapsira e duhur  dhe është aftësuar ekipi  i cili do të merret  me këtë problematikë.Andaj, me këtë rast ftohen qytetarët  që rregullisht të përkujdesen për kafshët e tyre , sepse në të kundërtën do të  jenë të sanksionuar konformë normave ligjore. Në mënyrë të organizuar do të veprohet edhe për  mënjanimin e  qenve . Për këtë komuna do të veprojë  sëbashku me  institucionet private  që janë të kualifikuara për  këtë lloj veprimtarie.  

Në takimin e sotëm  u bë fjalë  edhe për  shitjen  e paligjshme  dhe joadekuate  të peshkut dhe produkteve të qumshtit. U ra dakort që  për këtë ceshtje  organet e administratës së Ulqinit  të ndermarrin hapat eduhura  me qëllim të krijimit  të kushteve për shitjen e artikujve te lartëpërmëndur. Kur jemi tek shitja të shtojmë se pjesëmarrësit e takimit  janë të gatshëm të angazhohen  për përmirësimin e  kushteve të shitjes së  prodhimeve bujqësore  në Katërkollë , andaj komuna paralajmëroi  se do të intensifikojë  aktivitetet  me qëllim  të rregullimit të tregut në këtë pjesë të qytetit.