Mbledhjen e kryesoi Kryetari I Komunës z. Nazif Cungu I cili u ndal tek problemet dhe zbatimin e konkluzave nga takimi i mëparshëm. Ai tha se punimet që është duke I zhvilluar Elektroekonomia do te behen me faza ,Faza e parë në qendër të qytetit do të përfundojë brënda dhjetë diteve.
Ndërkaq, përsa i përket çeshtjes shqetësuese të lypsave u tha se këtu do të intervenohet me shpejtësi dhe në mënyre të koordinuar nga Qendra për punë sociale, policia komunale dhe policia e qytetit. Do të bëhet cmos që ky fenomen të ndërpritet dhe ata që janë organizatorë të ndëshkohen. U la që Komuna sa më parë të sigurojë një strehimore për femijët-lypës që do të jetë në shërbim të Qendrës për punë sociale. Qytetarët do të mund të komunikojnë me shërbimet e lartëpermendura në çdo kohë.
Objektet në Plazhin e madh dhe ata ne Ujdhesën Ada nuk do të mund të nënshkruajnë kontratat me Ndërmarrjen për të mirat detare ose te sigurojnë lejet e punes, nëse nuk I kanë kryer të gjitha obligimet dhe pagesat nga marreveshtjet me NP Ujësjellës dhe atë për çeshtje komunale. Pjesëmarresit e takimit të sotëm vëmëndje I kushtuan kolektorëve dhe venijen në funksion të tyre. Në ditet ne vijim do të jenë të gatshëm vendimet për komunikacion dhe parkingjet publike. Drejtori I Shtëpisë së shëndetit, paralajmëroi vënijen në funksion të një punkti të shëndetesisë në Shtoj.
Ndërkaq, përsa I përket taksës për banim u la qe punët të koordinohen nga OT, agjensitë dhe inspeksionet shteterore dhe ata komunale ne menyre që të gjithë shtëpitë dhe objektet e tjera afariste të kryejnë obligimet e tyre. Në fokus do të jenë të gjithe objektet pa perjashtim , por ne veçanti ata që nuk jane banore të ulqinit por që ofrojnë objekte te medha ne qytetin tonë dhe I shmangen prej viteve obligimeve. Përveç këtyre u prekën dhe çeshtje të tjera të rëndësishme për sezonin turistik 2016.