02. Qershor 2016.
Ky trup do të përbëhet prej 24 përfaqësuesve të shërbimeve dhe strukturve të ndryshme komunale, dhe ka për detyrë të përcjellë rrjedhën e sezonit turistik, të propozojë masa dhe të angazhohet që gjërat të marrin kahjen e duhur e që qyteti të jetë i gatshëm që të ofrojë mikpritje, komoditet dhe shërbime të pakursyera për mysafirët dhe vizitorët e shumtë. Kryetari i komunës Nazif Cungu tha se strukturat komunale do të jenë përherë të gatshme që të intervenojnë kurdo që e lyp nevoja. Ai kërkoi bashkëpunim me të gjitha sherbimet qofshin ata komunale apo republikane , përfaqsueeve te agjencive turistike, atyre të plazheve etj.