Duke filluar nga dita e hënë dy ekipe të përbëra nga përfaqësuesi i Sekretariatit për buxhet dhe financa, ai i Policisë komunale dhe përfaqësuesi i N.P ,,Veprimtaritë komunale do të dalin në terren dhe shtëpi më shtëpi do të kontrollojnë shlyerjen e tatimeve, taksave dhe huazimet që konsumatorët kanë ndaj ndërmarrjes ,,Veprimtaritë komunale,, Ky akcion do të vazhdojë gjatë tërë sezonës turistike dhe ka për qëllim grumbullimin më cilësorë të taksave dhe obligimeve që kanë qytetarët ndaj komunës dhe ndërmarrjes ,,Veprimtaritë komunale,, Kryetari Cungu angazhohet për transparencë të përgjithshme dhe masa që janë konformë normave ligjore. E tërë puna e inspektorëve në terren do të mbikqyret detalisht nga Sekretarët e sekretariateve, nënkryetarët dhe nga ana e Kryetarit të komunës.
01. Qershor 2016.