Zyrtarët komunal dhe përfaqesuesit e NP “Ujësjellës dhe kanalizim“ zhvilluan një takim pune me përfaqesuesit e Agjencise shtetërore “Procom“ ku në fokus ishte implementimi i projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në lagjet Kodra, Totosh, Mali i Bardhë dhe Bratica e epërme.
Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, duke folur për rëndësinë e këtij projekti për komunën tonë insistoi që mos të ketë më vonesa dhe tha që organet komunale të gjitha do të jenë në shërbim të jetësimit sa më parë të këtij projekti.
Nga ana tjeter drejtoresha e Procomit Sanja Mugosha tha se jemi shumë afër fillimit të punimeve të këtij projekti dhe nënvizoi që komuna të kyçet në çeshtjet e ekspopriimit të tokës në zonat e parapara për punime si dhe në sigurimin e dhënies së pëlqimit për impaktin e ndikimit në ruajtjen e ambientit, ndërkohë që sekteraiati për urbanizëm të lëshojë lejen për ndërtimin e këtij projekti. U la që të formohet një grup i përbashkët punues i cili do të përcillte implementimin e të gjitha punimeve.
Lidhur me këtë menaxheri i projektit Stojan Vulletiq prezantoi një tabele ku krahas aktiviteteve, parashihen afatet e punëve dhe bartësit e tyre. Nga ajo që u dëgjua në takim mund të thuhet se gurthemeli në këtë projekt të rëndësishëm pritet të vihet pas sezonit turistik, respektivisht në muajin tetor. Vlera e projektit llogaritet në 4 milion e 230 mijë euro, mjete këto që jane siguruar nga Banka Evropiane për Zhvillim, ndërsa 240 mijë euro për mbikqyrjen e punimeve.