Në kuadër të takimeve që kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij po organizojnë me banorët e bashkësive lokale në prag të sezonit turistik stacioni i rradhës ishte në Bashkësinë lokale të Shtoit.
Disa dhjetra qytetarë kishin ardhur në takimin me kryetarin Cungu ku për afër tre orë u trajtuan një sërë çështjesh që preukupojnë banorët e atjeshëm, por edhe komunën.
Kryetari i Komunës Nazif Cungu dhe me këtë takim përsëriti se angazhohet për punë, transparencë dhe komunikim të drejtëpërdrejtë me qytetarët.
Palët shprehën shqetësime për çështjen e pastërtisë ku u tha që bashkëpunimi duhet të jetë reciprok. Nga banorët e Shtojit u kërkua që të shlyejnë obligimet e tyre përsa i përket paraqitjes së mysafirëve, tatimeve etj., ndërkohë që komuna nga ana tjetër merr përsipër që nga mjetet e akumuluara të investojë në Shtoj. Poashtu u tha që Komuna nëpërmes vendimeve që do të miratojë në Kuvend do ti dalë në ndihmë realizimit të kërkesave të banorëve të Shtojit.
Qëllimi dhe synimi i të gjithëve është që sezoni i këtij viti të na gjejë sa më të përgatitur, e sa më shumë mjete të grumbullojmë kjo është në interes të përbashkët - u tha në takimin e hapur dhe miqësor me banorët e Bashkësisë Lokale të Shtoj.