Një delegacion i Komunës së Prishtinës me në krye Kryetarin e Komunës ,Shpend Ahmeti vizitoi Ulqinin dhe u prit nga Kryetari Nazif Cungu, Kryetari i Kuvendit Loro Ndrekiqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Gjatë takimit miqësorë , të dy kryetarët potencuan se Ulqini dhe Prishtina përherë kanë pasur lidhje fisnore, emocionale dhe lidhje të tjera andaj është koha që të fillojmë bashkëpunimin tonë me hapa konkret , pasi të dy qytetet edhepërkundrejte teritorit dhe numrit te banorëve kanë se cfarë te shkëmbejnë. Në takim u prekën shumë fusha ku komuna jonë mund të përfitojë nga praktika e Prishtinës.Përsa i përket cështjeve të urbanizmit, legalizimit , parcelizimit etj, u la qe fillimisht nje delegacion i yni të vizitojë Drejtorine e urbanizmit në Prishtine e te njoftohen konkretisht me zhvilimin e punes dhe modernizimin e atjeshëm e me pas eksperte te kesaj Drejtorie te vijnë në Ulqin e të propozojne masa konkrete për problemet që paraqiten në terren tek ne.Mysafirët nga Prishtina shprehën gadishmëri që të na ndihmojnë Ulqinin , edhe në përvojat që kajnë në të ashtuquajturat shkollat profesionale që të rinjve u mundësojnë punësim më të shpejtë. Krahas kesaj u fol dhe per shkëmbimin e pervojave ne zhvillimin ekonomik , vecmas kjo temë u bë objekt shqyrtimi me perfaqesuesit e biznesit, nderkohe qe Komuna e Prishtines eshtë e gatshme që të ndihmoje dhe ne realizimin e projekteve të përbashkëta. Në konferencen e përbashkët me gazetarë nikoqiri Cungu dhe homologu i tij Ahmeti vleresuan lartë takimin dhe premtuan se takime të ketij lloji do të jenë gjithnje e më të shpeshta.
25. Maj 2016.