Kryetari i komunes së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorë u takuan me përfaqësuesit e kompanisë turke LFB të kryesuar nga Mustafa Saka, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në fushën e bujqësisë.
Ata kanë shfaqur interesim për disa qindra hektare pronë e komunës, andaj vizita u fokusua në Ekonominë e Shasit ku edhe ekzistojnë hapësira të këtij lloji.
Mysafirët të cilët fillimisht janë takuar edhe me zyrtarë republikan janë të njohur në fushën e bujqësisë dhe kultivimin e disa kulturave dhe plantacioneve -veçanërisht të mollëve.
U la që komuna jonë sa më parë ti përgatisë elaboratin me të dhëna precize planimetrie për këto sipërfaqe dhe kushtet klimaterike që do ti shërbëjnë investitoreve për përcaktim në jetësimin e projektit.