16. Maj 2016.
Ulqini thellon bashkepunimin me qytetin Kayl ne Luksenburg

Në Ulqin po qëndron   për  vizitë disa ditëshe  një delegacion  i qytetit  Kayl i Luksenburgut i  kryesuar  nga kryetari  i saj  John Lorent , me të  cilin qyteti   ynë  ka  të  nënshkruar  marëveshtje bashkëpunimi.

Ata  u pritën nga kryetari Nazif Cungu  dhe bashkëpunëtorët e tij. Kryetari Cungu duke  I shprehur mirëseardhje  në qytetin tonë  I ka njoftuar  me resurset e shumta që ofron ai në të gjitha planet.

Nderkaq  Z. John Lorent  bëri në krahasim ndermjet  dy qyteteve qe  nga antikiteti e deri ne ditet e sotme.  Duke  shprehur  vleresime dhe konsiderata  per pritjen  ai nenvizoi se  në ditet  e ardheshme do te  diskutohet detalisht  edhe per dy projektet e  inicuara  me pare  nga komuna jone , per te cilët tha se  pozita dhe opozita e  qytetit Kayl eshte detalisht e njoftuar. Njeri nga    projektet eshte ai  I pastrimit te kanalit   të Bratices, kërkese e  kahmotshme e banorëve dhe  nje problem akut per komunen tone.  Me  interes , mysafiret  percollen prezantimin   ne sferen e turizmit që e beri perfaqesuesi I Organizates  turistike  Së bashku  me kryetarin Cungu  në takim  kanë marrë pjese  kryetari I  Kuvendit  Loro Nrekiqi, nenkryetaret Vaso Radoviq , Hadixha Gjoni, perfaqesuesi I Organizates  turistike dhe ai I zyres per  projektet IPA.Mysafiret  nga Luksenburgu  do te vizitojnë Valdanosin. Për ta  eshte hartuar nje axhende e vecante  e cila  parasheh  dhe vizitë  ne monumentet kulturo historike  ku  ata do te njihen  me  perseafrmi  me vlerat  e rralla  historike dhe  arkeologjike te qytetit tone.