09. Maj 2016.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka uruar qytetarët me rastin e 9 majit - Ditës së Evropës

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka uruar qytetarët me rastin e 9 majit - Ditës së Evropës.

Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet:

Kam kënaqësinë e veçantë që t’ju uroj Ditën e Evropës, ditë që simbolizon paqën dhe unitetin në Evropë. Unë jam i bindur që Mali i Zi këtë festë në një periudhë sa më të afërt do ta kremtojë si  anëtarë i Bashkimit Evropian , andaj të gjithë duhet të vazhdojmë dhe të intensifikojmë reformat  e duhura me synim që sa më parë të marim vendin e meritura në familjen evropiane.

Urime!