Kryetari i komunës së Ulqinit Z. Nazif Cungu është në kontakte permanente me zyrtarë të lartë qeveritarë, drejtorë të Drejtorive të ndryshme dhe me institucione  ku shtruar dhe detalisht është duke kontaktuar lidhur me huazimet që ka komuna  dhe gjetjen e rrugëve për kapërcimin e situatës së rënduar financiare.

Në ditët në vijim ai do të takohet me ministra të resorëve të ndryshëm, ndërkaq  disa nga ta i ka ftuar që të gjejnë kohë për të vizituar Ulqinin dhe këtu të debatohet  për këto probleme.

Kryetari Cungu pret që ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq, pozitivisht do ti përgjigjet ftesës dhe në takimin e zgjeruar ku do të jenë të pranishëm bashkëpunëtorët e tij dhe afaristë, do të debatohet për mundësinë e investimeve, e ku rroli i Qeverisë në këtë drejtim mund të jetë shumë i madh.

Poashtu në ftesën që i bën  kryetari Cungu , ministrit të ekonomisë tema që do të shqyrtoheshin do të ishin dhe ata nga fusha e energjetikës dhe dhënia me koncesion  per eksploatimin e mineraleve.