05. Prill 2016.

Në Ulqin  u zhvillua  dhe një takim  tjetër i  zgjeruar ndërmjet  udhëheqësve  të komunës  tonë ,NP Ujësjellës -Kanalizim , përfaqësuesve  të ,,Vodakomit,,  dhe firmës ,,Sachen Wasser,,

Komuna  jonë pas shumë  kohësh  shlyu një  pjesë të borxhit  në masën 100,000 mijë euro  konformë marëveshtjes së arritur  ndërmjet Kryetarit Cungu dhe Drejtorit   të Vodacomit Boris  Vukoviq.Ndërkaq u la që për  pjesën e mbetur  të  diskutohet  në  një  takim tjetër të  përbashkët. Kryetari i komunës  tha po ashtu se  do  të  njoftoj detalisht  Kuvendin e Ulqinit   me  të  gjitha  aktivitet e ndërmarra , sepse sic nënvizoi ai , Ulqini  është shumë  i interesuar  që  të avancojë  bashkëpunimin  për  projektet  e  përbashkëta  dhe atë kur kemi parasyshë që  ne  jemi ndër komunat e vetme  që   deri tani nuk  kemi  tërhequr asnjë  projekt   për rregullimin e infrastrukturës. Në takimim  u miratuan  një sërë  konkluzash dhe  u  caktuan afate  të  cilat palët  duhet ti rrespektojnë.