04. Prill 2016.
Sporti është jetë

Ky ishte motivacioni i garës sportive që u zhvillua në molen e qytetit për nder të Ditës së Ulqinit. Organizator të takimit ishin Klubi i karatesë Albulena dhe Champion. Ky aktivitet tuboi një numër të madh të garuesve por edhe prindër   e spektatorë që kishin ardhur me këtë rast.

Duke shpallur të hapur aktivitetin kryetari i Komunës Nazif Cungu tha se të rinjtë dhe sporti në Ulqin kërkojnë vemëndje të veçantë. Ne theksoi ai do të  përmbajmë aktivitete të këtij lloji. Ai njëherit paralajmëroi se së shpejti në Ulqin do të zhvillohen dy aktivitete  me karakter ndërkombëtare sportive.