04. Prill 2016.
Panairi i artizanateve, arteve vizive dhe prodhimeve nga ulliri – GlobusArt 2016

Panairi i cili u organizua në shetitoren në Ranë tuboi një numer të madh të prodhuesve të artizanateve nga vise të ndryshme të Malit të Zi, Shqipërisë etj.

Në stenda të veçanta ishin prezantuar punime ku të binte në sy larmia e  ngjyrave të prodhimeve, punuar me finesë dhe përkushtim. Duke vizituar stendat kryetari i Komunës Nazif Cungu, vlerësoi lartë punën e prodhuesve  dhe tha se pushteti vendor duhet të ndërmarë hapa të nevojshëm për të   nxitur zhvillimin e artizanateve, këtë kur kemi parasyshë dhe atë që Ulqini është destinacion turistik.

Vëmendje të veçantë ai i kushtoi prodhuesve të vajit të ullirit, të cilët nga viti  në vit denjësisht prezantojnë prodhimet e tyre dhe Ulqinin.