04. Prill 2016.
Koncert dinjitoz për nder të Ditës së Ulqinit

Në Pallatin e Kulturës në orët e mbrëmjes së ditës së shtunë u dha koncerti festiv i Orkestrës sinfonike i përbërë nga të rinjt nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Në përbërje të këtij formacioni gjigand ishin nxnenesit më të mirë nga shkollat e muzikës nga Podgorica, Herceg Novi dhe Tirana. Të rinjtë ekzekutuan mjeshtërisht pjesë të kompozitorëve të njohur shqiptarë dhe malazez. I tërë formacioni udhëhiqej nga kompozitori belg Daniel Glineur.

Të gjitha pjesët e ezkekutuara dhe interpretimet e solistëve morën duartrokitje të shumta nga publiku.