02. Prill 2016.
Më të vegjlit –dhuratë qytetit  të tyre të dashur

Në shkollën e ultë të muzikës u dha një program i begatë për nder të Ditës së Ulqinit. Kishin ardhur me këtë rast strukturat udhëheqese komunale, prindër dhe të ftuar. Kryetari i Komunës Z. Nazif Cungu vlerësoi lartë rrolin e këtij institucioni gjatë këtyre dy dekadave. Ai nenvizoi se strukturat udhëheqëse komunale do të angazhohen që të kemi projekte të mëdha, ku do të shpaloset talenti i fëmijëve tanë. Më pas fëmijet u duartrokitën për interpretimet  dinjitoze të tyre. Pjesë e programit ishin dhe interpretimet e mësimdhënësve dhe pedagogëve të këtij institucioni.