02. Prill 2016.
Ekspozita për nder të Ditës së Ulqinit tubon piktorët e afirmuar

Shtatë piktorë akademik ekspozuan punimet e tyre në odeonin e Pallatit të Kulturës për nder të Ditës së Ulqinit. Kjo ekspozitë tha në fjalën përshëndetëse kryetari i Ulqinit Z. Nazif Cungu ka tubuar piktorët tanë të afirmuar që vinë nga shkolla të ndryshme të kulturës të vlerësuar në pikturën evropiane dhe botërore.

Ndërkaq studiuesi i njohur ulqinak dr.Ruzhdi Ushaku vlerësoi lartë ekspozitën dhe i cilësoi artistët tanë si mjeshtra të vërtetë që e njohin zanatin dhe ekspozita të këtij lloji i bëjnë nder dhe qendrave shumë më të mëdha se Ulqini.