Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiqi me bashkëpunëtorë pritën në një takim pune drejtorin e NP ’’Të mirat detare’’ Predrag Jellushiq, kryetarin e Këshillit drejtues Z. Xhaudet Cakuli dhe udhëheqës të tjerë të kësaj ndërmarrjeje.
Në takim u prekën një sërë çështjesh me interes për Komunën tonë e që kanë të bëjë me investimet që ndërmarrja në fjalë parashikon të realizojë ose të tjera që kanë mbetur pa u realizuar. Në një dialog të hapur dhe konstruktiv u sollën një sërë konkluzash ku parashihen dhe afatet për kryerjen e punimeve. Pas takimit të gjithë pjesëmarresit u nisën në drejtim të shetitores në “Pyllin e pishave” ku bënë inaugurimin e saj. Bëhet fjalë për një propjekt i realizuar nga NP ‘’Te mirat detare’’ e që ka një kosto rreth 150.000 euro.