Konferenca shkencore ''Roli dhe efektiviteti i investimeve në procesin e integrimit të shoqërive ballkanike pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit'' organizuar nga Instituti për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim dhe komuna e Ulqinit, tuboi një numër të madh të studiuesve nga Mali i Zi, Shqipëria , Kosova dhe vende të tjera të rajonit.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Ulqinit Z. Nazif Cungu. Ai në fjalimin e tij tha se Komuna e Ulqinitgjithmonë ka qenë e hapur dhe fuqimisht i ka dhënë përkrahje si investimeve të huaja, duke ndërtuar dhe ofruar pako lehtësuese investitorëve serioz në komunën tonë, por edhe aktive duke ndërtuar një klimë të përshtatshme për tregti të lirë e kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai njëherit u takua dhe me një numër të studiuesve pjesëmarrës të Konferencës shkencore.