Komuna e Ulqinit do të bëjë cmos për të kthyer mjetet nga lëndët e fituara gjyqsore tha në konferencën me gazetarë Kryetari Nazif Cungu.
Sipas tij bëhet fjalë për një shumë mbi 1 milion e katërqindmijë euro. Rasti i fundit tha ai është lënda në bazë të cilës avokati Nusho Kallaç nga Rozhaja, në bazë të vendimit të GJykatës së lartë të Malit të Zi ka marrë shumën rreth 540.000 euro nga buxheti i Komunës së Ulqinit. Gjykata supreme e Malit të Zi ka hedhur poshtë atë vendim dhe ka gjykuar në favor të komunës së Ulqinit, dhe për këtë i bëjmë thirje Nusho Kallaç që ti kthejë mjetet në buxhetin e komunës së Ulqinit.
Ky nuk është rasti i vetëm ku komuna e Ulqinit është e dëmtuar në këtë mënyrë. Rast i ngjashëm është lënda e cila është udhëhequr në bazë të padisë së Kuç Osman dhe Hot Hajran, të cilët gjithashtu në bazë të mjeteve të marra pa bazë ,sipas vendimit të Gjykatës supreme të Malit të Zi i kanë borxh komunës së Ulqinit shumën në masën rreth 400.000 euro.
Gjithashtu në vitin 2012 Kompania Otrantkomerc tha Z. Cungu nga buxheti i komunës së Ulqinit ka marrë shumën 250.000 euro. Presim që ky vendim të bije poshtë dhe të sillet në favor të komunës së Ulqinit
Në bazë të vendimit zë plotfuqishëm të gjykatës së lartë të Malit të Zi, Komuna e Ulqinit kërkon nga Lohshmit Mirjana prej Zvicrrës shumën prej rreth 117.000 eura duke përfshirë borxhin kryesor dhe interesin për objekt dhe pronë në kala.
Gjithsejt së bashku bëhet fjalë për shumën rreth 1.400.000 eurë të cilën Komuna e Ulqinit kërkon në bazë të këtyre lëndëve.
Kryetari Cungu më pas u pergjigj në pyetjet e gazetarëve.