Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu priti në një takim pune drejtorin e Vodacomit Boris Vukoviq dhe bashkëpunëtorët e tij.
Takimi i inicuar nga z. Cungu kishte për qëllimi që të njoftohej më për së afrmi me detyrat dhe obligimet që ka komuna jonë e që kanë bërë ngecjen e realizimit të projektit madhore prej 20 milion eurosh. Projekt, që dukshëm do të përmirësonte furnizimin me ujë dhe rregullimin e kanalizimit dhe ujrave të zeza në territorin e komunës tonë. Në takim u tha që Komuna e Ulqinit ka një borxh prej 191 mijë eurosh ndaj Vodacomit e shlyrja e tij do ti hapte udhë aktiviteteve të tjera të rëndësishme që do të kryheshin deri në fund të këtij viti. Ndërkohë që viti i ardhëshëm do të ishte vit i realizimit të tenderave dhe fillimit të punimeve .
Cungu me bashkëpunëtorë tha se me buxhetin e këtij viti janë paraparë për këto nevoja rreth 100 mije euro e ne do te shohim mundësine që për pagesat e mepasme të hasim ne mirëkuptim tek Vodacomi. Qellimi ynë nënvizoi Cungu është që të përshpejtojmë punimet dhe te ruajmë seriozitetin tek faktori ndërkombëtarë në rastin konkret tek Banka KFW tek ajo për Zhvillim dhe tek Qeveria e Malit të Zi, por dhe me sa më pak dhimbje të tejkalohen masat qe duhet të ndërmarrim, ne rastin konkret ne ndermarrjen për çeshtje komunale. Sido qe të jete nenvizoi Cungu Kuvendi do te jete i njoftuar detalisht dhe do te jete ai që do të japë fjalën përfundimtare.