Kryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka ,nënkryetari Ardian Mavriq dhe shefi i kabinetit Met Gjoni pritën ambasadoren e Polonisë në mal të Zi Irena Tatarzinska.
Fillimisht kryetari Gjeka i uroi mirëseardhje dhe iu falenderua për donacionin e vyer që ambasada i ka dhuruar Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim,,Sirena,,
Më pas Z. Gjeka foli për Ulqinin , resurset e tij dhe për kontaktet e vëna me Poloninë, konkretisht me qytetin Inovrocllav, ku ka pasur edhe vizita të ndërsjellta . Një falenderim të vecantë kryetari i beri Ambasadores për angazhimin e saj në ruajtjen e kripores së Ulqinit si teritor i mbrojtur.
Nga ana tjetër Ambasadorja Tatarzinska , vlerësoi lartë bashkëpunimin e Polonisë me malin e Zi dhe në rrugen drejtë integrimit të Malit të Zi në familjen evropiane ky bashkëpunim do të jetë akoma më i madh vecoi ajo. Duke folur për vlerat kulturo historike të Ulqinit , Ambasadorja tha se Ulqini nga viti në vit po bëhet destinacion tërheqes dhe i dashur për mysafiret polak
Ajo përshendeti nismën për binjakëzimin e Ulqinit me ndonjë qytet në Poloni dhe tha se do të angazhohet personalisht që kjo ide te jetësohet.
Falenderime për donacionin , ambasadores i shprehën nënkryetari Mavriq dhe Z. GJoni , të cilët po ashtu u ndalen dhe tek intensifikimi i kontakteve me qytete te ndryshme në Poloni dhe shkëmbimin e pervojave me ta.
Ambasadorja e Polonisë e shoqëruar nga zyrtarët komunal vizituan Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim ,,Sirena,,
Drejtori i këtij institucioni Z Bilal Alaj, i foli për rritën e këtij institucioni dhe përkrahjen që i jepet atij. Në mënyrë të vecantë i shprehu konsideratë për donacionin me vlerë mbi 7100 euro që ambasada polake i ka dhuruar qendrës dhe me këto mjete sic u shpreh ai janë siguruar pajisje të domosdoshme ortopedike dhe logopedike.