Më 20 dhe 21 shkurt Unioni I Gazetarëve SHqiptarë , organizon takimin ,,Dita e miqësisë e gazetarëve shqiptarë Shkodër -Ulqin,Takimi , fillimisht do të nisë në qytetin e Shkodrës ku kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi do të organizojë një pritje për Presidentin e vendit Z.Bujar Nishani dhe kryetarin e Ulqinit Z. Fatmir Gjeka .Ata do ti drejtohen gazetarëve , ndërsa në orët e pasdites grupi I madh I gazetarëve të cilëve do ti bashkangjiten dhe gazetarët tanë do të vijnë në Ulqin, Këtu , është paraparë një takim në sallën e Kuvendit, pritje tek kryetari Gjeka dhe vizitë kalasë dhe monumenteve të tjera kulturo historike të qytetit tonë. Unioni I Gazetarëve Shqiptarë ka për qëllim të përcojë vlerat më profesionale të Njerëzve të medias në të gjitha trojet shqiptare.Në gjirin e tij, përvec gazetarëve profesionistë, Unioni mbledh dhe dhjetra emra të spikatur të gazetarisë shqiptare , analistë , opinionistë etj. Andaj, ky takim do të jetë dhe një reklamë e mire për qytetin tonë në prag të fillim sezonit turistik , sepse janë paralajmëruar intervista dhe materiale të tjera që do të realizojnë perfaqesuesit e mediumeve më te njohura nga hapsira mbarëshqiptare.
18. Shkurt 2016.