Deklaratë:
Mbrojtja e Kripores është obligim i Komunës së Ulqinit dhe në lidhje me këtë Sekretarijati për çështje komunale dhe mbrojtje të ambijentit ka ndërmarrë të gjitha aktivitet që janë në kompetencat e tij. Çka do të thotë që Kriporja të mbrohet në terësi duke përfshirë këtu edhe ndalimin e ndërtimit në Kripore dhe devastimin e saj.
Në bashkepunim me Agjensinë për mbrojten e ambijentit të Malit të Zi është bërë përpilimi i Studimit për mbrojtjen e Kripores dhe hartimi i vendimit për shpalljen e Kriporës për Përmendore të natyrës.
Në lidhje me këtë, Sekretarijati për çështje komunale ka organizuar dy shqyrtime publike në të cilat ka marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve.
Në bazë të ligjit, Sekretariati i është drejtuar Ministrisë me kërkesë që ajo të jap pëlqimin në vendimin e lartpërmendur. Ne ftojmë Ministrinë që të jap pelqimin e vet dhe të mbrohet me çdo kusht Kriporja, ky lokalitet i veçantë me përmasa ndërkombëtare.
Pas kësaj mbeten që këto akte ti dergohen Kuvendit Komunal në miratim, dhe unë besoj se Kuvendi ynë do të jetë njëzëri në mbrojtjen e Kripores.
Sekretarijati për çështje komunale dhe mbrojtje të ambijentit
Sekretari
Avdulla Dervishi